10 tetor 2008

LAJMET NEWS 10.10.2008

Spaletti: Roma do të jetë ekip tjetër me Tottin
Trajneri i Romës, Luciano Spaletti, thotë se ekipi i tij do të jetë krejt më ndryshe, kur të rikthehet Totti, dhe shton se nuk mendon për largim nga klubi. “E pranoj se kemi probleme. Por kemi provuar të gjejmë zgjidhje. Por, më besoni së shpejti të gjithë do ta shohin Romën e vërtetë. Ende kemi nevojë për pak kohë, por kur Totti do të kthehet në fushë, të gjithë do ta shohin dallimin”, ka shtuar Spalletti.“Ka shumë ekipe të cilat janë në një formë më të mirë financiare krahasuar me ne, ndërsa në mes tyre edhe Interi, që është superior në krahasim me ekipet tjera”, ka komentuar më tej Spalletti.

Curri: Duam pikё tё plota nga Hungaria
Para ndeshjes sё nesërme tё përballё Hungarisё tё vlefshme pёr Botërorit 2010, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Debatik Curri, ka thёnё se shpreson pёr njё fitore, por shton se edhe njё barazim nuk do tё ishte rezultat i keq.
“Jemi të angazhuar për fitoren. E kemi vlerësuar maksimalisht Hungarinë, megjithatë jemi plotësisht të bindur se mund të marrim një rezultat pozitiv”, ka thёnё mbrojtësi kosovar. “Edhe barazimi nuk do të ishte keq, por ne do të futemi në fushë për të marrë pikët e plota”, shtoj më tej, 24-vjeçari. “Gjithçka po shkon më së miri. Seancat stërvitore po ecin si duhet dhe i kushtohet mjaft vëmendje vendosjes taktike në fushën e lojës, për të mbajtur sa më larg portës kundërshtarin dhe për të neutralizuar pikat e tyre më të forta”.

Emerson i impresionuar me Ronaldinhon
Emerson thotë se ёshtё i impresionuar me paraqitjet e Ronaldinhos nё stërvitjet me Milanin dhe vendimin e tij tё mos udhëtojё nё Brazil.
Emerson thotë se Ronaldinho ёshtё duke bёrё gjithçka pёr t’u rikthyer nё formёn mё tё mirё. Braziliani kërkoi tё mbetet nё Milan me qёllim qё pauzën ta shfrytëzojё pёr stërvitje dhe rikthim nё formёn e vjetёr. “E kam parё nё fortё shumё mё tё mirё. Ai bёn gjithçka pёr tu rikthyer nё formёn e tij, nё Ronaldinhon tё cilin tё gjithё e njohin. Ai vërtet stërvitet me ngulm. Ai ka bёrё njё zgjidhje tё mirё qё nuk ka udhëtuar nё Brazil”, ka përfunduar Emerson. Ronaldinho tё martёn do tё udhëtojё nё kryeqytetin shqiptar, ku do tё jetё pjesё e ekipit tё Milanit qё do tё përballen me Tiranёn, nё stadiumin Qemal Stafa.

Hleb: Regjimi i Capellos ёshtё komunist
Mesfushori i Barcelonёs, Alexadr Hleb, nuk pajtohet me mёnyrёn e punës sё trajnerit tё kombëtares angleze, Fabio Capello.
Bjellorusi ёshtё kundër mёnyrёs sё punës sё Capellos, i cili lojtarёve tё tij ua ndalon tё flasin me telefona mobil, tё luajnë lojëra nё kompjuter ose tё hanё ushqime nё restorante. “Besoj se kjo ёshtё gabim. Asgjё nuk mund tё arrihet me restrikcione dhe ndalesa. Futbollistёt vijnë nё kombëtare me dёshirё tё madhe. Mё e rёndёsishme ёshtё atmosfera nё ekip”, ka thёnё Hleb. “Pёr shembull, ai nuk thotë se mёngjesi duhet tё hahet prej orës 8 deri nё orën 9, por thotë nё mёnyrё rreptё nё 8 e 15 minuta! Kjo nuk ka kuptim”, përfundon Hleb.

Rooney i pakënaqur me numrin e paraqitjeve me Anglinё
Sulmuesi i Manchester United dhe i kombëtares angleze, Wayne Rooney, ёshtё i zhgënjyer qё tashmё nuk ka as 50 paraqitje me kombëtaren e tij.
Rooney, 22-vjeçar, i cili ёshtё njё prej mё tё rinjve qё luan pёr Anglinё, tё shtunën kundër Kazakistanit do ta ketë paraqitjen e 47-tё. “Pak jam i dёshpёruar nga numri i paraqitjeve qё kam deri tash. Kam huqur shumё ndeshje pёr shkak tё lëndimeve dhe suspendimeve, dhe nёse i kisha luajtur edhe ato, do tё kisha afro 60 paraqitje”, thotë Rooney. “Pёrfundimisht mendoj se duhet tё kem mё shumё ndeshje, nga sa kam tё zhvilluara deri tash”, ka thёnё anglezi.

Ribery: Duhet tё rrezikojmё
Para ndeshjes sё radhёs me Rumaninё, mesfushori francez Franck Ribery beson se Franca duhet tё fillojё ta tregojё veten, nёse dëshiron tё kualifikohet nё Kupёn Botёrore 2010.
Franca e filloi nё mёnyrё jo aq tё kënaqshme garёn pёr kualifikim nё Botёrorin e ardhshёm, duke u mposhtur nga Austria me rezultat 3-1, dhe pastaj duke shёnuar fitore ndaj Serbisё. “Ajo çfarë mendoj pёr dy ndeshjet e fundit ёshtё se kishim frikё tё provojmë gjёra. Duhet tё rrezikojmë. Ne jemi Franca, kemi lojtarё tё mirё. Duhet tё kënaqemi nё fushё”, ka thёnё Ribery. Siç shkruajnë mediat spanjolle, nёse Franca nuk shёnon fitore tё shtunën nё udhëtim nё Rumani, trajneri aktual Raymond Domenech mund tё shkarkohet.

Calciopoli, Conte-Ancelotti deshmojne ne gjykate
rajneri i Barit, Antonio Conte dhe ai i Milanit, Carlo Ancelotti, jane paraqitur sot ne Gjykaten e Romes ku kane deshmuar lidhur me skandalin ne futbollin italian.
Deshmi te reja i bashkangjiten dosjes se procesit “Calciopoli” ne Itali. Trajneri i Barit, Antonio Conte dhe ai i Milanit, Carlo Ancelotti, jane paraqitur sot ne Gjykaten e Romes ku kane deshmuar lidhur me skandalin ne futbollin italian per te cilin akuzohen Luciano dhe Alessandro Moggi, Davide Lippi, Franco Zavaglia, Pasquale Gallo si dhe Francesco Ceravolo.
Ish kapiteni i Juventusit eshte pyetur rreth pozicionit kontraktual me futbollistin Fabrizio Miccoli. Conte ka pergenjeshtuar gjithe versionin e dhene nga futbollisti i Palermos, duke kthyer rrjedhen e hetimeve. “Nese Micoli do kishte pasur mend ne koke, tashme do ishte nje kampion i padiskutueshem”, ka theksuar ish juventini.
Nderkohe, Ancelotti ka folur per ceshtjen e futbollistit Nicola Amoruso, duke theksuar se nuk ka qene ne dijeni te detajeve qe e larguan ate nga Juventusi. Procesi gjyqesor do rinise ne 14 tetor ku do te merren ne pyetje portieri rus Nigmatullin dhe sulmuesi Kovalenko.