Ronaldo: Ndaj Suedisë dhe Shqipërisë nuk duhet të humbim pikëMesfushori i Manchester United, thotë se është i gatshëm që për ndeshjen e radhës të kombëtares portugeze, kundër Suedisë dhe Shqipërisë, të luajë në çfarëdo pozicioni, dhe se nuk duhet të humbin pikë të reja.
Ronaldo është rikthyer në formacionin e Portugalisë pas paraqitjeve në Euro 2008, por dallimi është se në drejtim të kombëtares tash është një person tjetër, Carlos Queiroz, i cili më herët ishte ndihmës i Alex Ferguson.“Të jem i sinqertë vërtet më kanë munguar paraqitjet me kombëtaren, ndërsa tash aty është Carlos Queiroz. Me të kam punuar shumë vite dhe e njoh mirë. Jam tifoz i tij dhe më pëlqen stili i punës së tij”, ka thënë Ronaldo.Pas humbjes së papritur ndaj Danimarkës, Portugalia ka nevojë për pikë maksimale në dy ndeshjet e radhës, ndaj Suedisë dhe Shqipërisë.“Nëse do të duhet ta ndryshoj ndonjë funksion, këtë do ta bëj me krenari. Për mua vetëm fakti që jam në këtë ekip është privilegj”, thotë Ronaldo.“Që nga tash e tutje punët për ne do të jenë më të komplikuara, andaj nuk duhet të lejojmë të humbasim pikë të reja, si në ndeshjen ndaj Danimarkës. Është për keqardhje që humbëm 3-2, pasi që ekipi luajti mirë”, ka shtuar portugezi.
Caktohen grupet e Kupës UEFA
Në Nyon të Zvicrës, sot është hedhur shorti për përcaktimin e grupeve për Kupën UEFA të këtij sezoni, ku favoriti kryesor, Milani, u gjend në grupin E, ku rival më të fortë pritet ta ketë ekipin anglez Portsmouth, derisa Sevilla në grupin C rival kryesor do të ketë Stuttgartin.
Milani, që sezonin e kaluar u rendit në vendin e pestë të tabelës së Serie A, dhe nuk arriti të kualifikohet për Ligën e Kampionëve, parashihet të ketë punë të lehtë në grupin e tij, pasi që shorti nxori ekipin italian në të njëjtin grup me ekipet Heerenveen, Braga, Portsmouth dhe Wolfsburg.Sevilla u gjend në grupin C, ku ka disa kundërshtarë të papërshtatshëm, para së gjithash ekipin gjerman Stuttgart, dhe atë belgjian, Standard, si edhe Sampdorian dhe Partizanin.Detyrë më të lehtë në fazën e grupeve pritet të ketë Valencia, e cila në grupin G do të ketë përballë Besart Berishën dhe ekipin e tij Rosenborg, pastaj Kobenhavn, Club Buge si dhe ekipin francez Saint-Etienne.Ndeshjet e para të fazës së grupeve do të zhvillohen më 23 tetor, ndërsa java e fundit është në program për datat 17 dhe 18 dhjetor. Më 19 dhjetor, tre ekipet e para nga secili grup, së bashku me të tretët të radhitur nga Liga e Kampionëve, do të vazhdojnë në 1/16 e finales.Ky ëshë viti i fundit në të cilin Kupa UEFA do të luhet me këtë formulë, pasi që nga sezoni i ardhshëm do të quhet Liga Evropiane dhe do të ketë një sistem tjetër të zgjedhjes së ekipeve.Renditja e grupeve është kjo:
Grupi A
SchalkePSG
Manchester City
Racing Santander
Twente
Grupi B
Benfica
Olympiacos
Galatasaray
Hertha Berlin
Metalist Kharkiv
Grupi C
Sevilla
Stuttgart
Sampdoria
Partizan
Standard Liege
Grupi D
Tottenham
Spartak Moscow
Udinese
Dinamo Zagreb
NEC Nijmegen
Grupi E
AC Milan
Heerenveen
Braga
Portsmouth
Wolfsburg
Grupi F
Hamburg
Ajax
Slavia Prague
Aston Villa
MSK Zilina
Grupi G
Valencia
Club Brugge
Rosenborg
FC Kobenhavn
Saint-Etienne
Grupi H
CSKA Moscow
Deportivo La Coruna
Feyenoord
AS Nancy-
Lorraine
Lech Poznan
Raul: Nuk kam plane për pensionim
Kapiteni i Real Madridit, Raul Gonzales, thotë se nuk është duke menduar për të ardhmen e tij dhe për ditën se kur do të tërhiqet nga loja aktive e futbollit.
“Gjithmonë kam jetuar sot për sot, dhe nuk mendoj se çfarë mund të ndodhë nesër. Në rastin tim, duhet ta përfundoj këtë vit të marrëveshjes time si dhe dy të ardhshmit”, ka thënë Raul.“Ky edhe është qëllimi im, të vazhdoj t’i mbroj ngjyrat e klubit në nivel më të mirë deri në vitin 2011, ndërsa pastaj t’i analizoj të gjitha gjërat”, shton kapiteni i kampionit të Spanjës.Edhe shtatë gola e ndajnë Raul nga të qenit golashënuesi më i mirë në historinë e klubit spanjoll.
Edhe Cassano dhe Mancini në listën e Cityt?
Mediat italiane shkruajnë se Antonio Cassano është pjesë e listës së dëshirave të Manchester Cityt, së bashku me ish-trajnerin e Interit, Roberto Mancinin.
Antonio Cassano e rikthei karrierën e tij në rrugën e duhur pas kalimit në Sampdoria në sezonin e kaluar, pas një periudhe të tmerrshme në Real Madrid. Sipas Gazzetta dello Sport, ai është pjesë e listës së blerjeve të pronarëve të rinj të Manchester Cityt.Sipas kësaj gazete, pronarët arab mendojnë edhe për ndërrim të trajnerit, dhe se cak kryesor është ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini.
Tevez dëshiron marrëveshje të përhershme
Sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, thotë se nuk ka dyshime nëse të nënshkruajë marrëveshje të re, nëse klubi i ofron atij transferim të përhershëm.
Ish-sulmuesi i West Hamit shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Old Trafford. Ky është sezoni i dyti i tij dhe i fundit i tij si huazim tek Manchester. “Që kur kam arritur këtu, kam dashur transferim të përhershëm. Do të nënshkruaja pa hamendje. Kisha një sezon të parë të shkëlqyeshëm, gjatë të cilit isha mjaft i lumtur, dhe do të jem shumë i lumtur nëse presidenti e nxjerr marrëveshjen e re para meje”, ka thënë Tevez.Drejtuesit e Djajve të Kuq që në qershor kanë pohuar se do të ndajnë 32 milionë funte, për ta kompletuar transferimin e Tevez, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Fabregas ëndërron rikthimin në Barcelona
Cesc Fabregas thotë se për momentin është i lumtur në Arsenal, por zbulon se dëshiron sërish të luajë për Barcelonën në një pjesë të karrierës së tij.
“Vendosa të jap gjithçka për Arsenalin, ta jap maksimumin tim. Dua të përpiqem të fitoj më shumë trofe këtu. Rikthimi në Barcelona në një pjesë të caktuar të karrierën time është ëndërr, por qëllimet momentale janë të jap maksimumin në Arsenal”, ka thënë Fabregas.“Messi mebtet më i miri sipas meje, shpresoj se do të mund të vazhdojë kështu. Kjo nuk më befason pasi që e njoh që kur ishim fëmijë. Xavi dhe Iniesta gjithmonë luajnë mirë dhe në një nivel më të lartë, kjo ishte edhe kur Deco dhe Ronaldinho ishin yje të ekipit”, komenton spanjolli rreth lojtarëve të Barcelonës.
Terry: Theo duhet tё lihet i qetё
Kapiteni i Chelseat dhe i kombëtares angleze, John Terry, ka kërkuar nga bashkёlojtarёt dhe tifozёt tё mos bёjnё shumё presion ndaj tё riut Theo Walcott.
19-vjeçari i Arsenalit shёnoi hat-trick nё fitoren 4-1 tё Anglisё, nё udhëtim nё Kroaci, dhe u bё pikё qendrore e ringjalljes sё kombëtares sё Anglisё. “Nuk duhet tё bёjmё shumё presion nё tё. Ai ёshtё njё talent i shkёlqyeshёm dhe njё lojtar vërtet i mirё pёr tё ardhmen dhe pёr kёtё garё. Por nuk duhet tё mendojmë se gjithçka varet nga ai”, ka thёnё Terry. “Ne kemi edhe tё tjerё si Theo, Wayne Rooney dhe Joe Cole. Le t’i lejojmë tё luajnë ndeshje normale nё fushё. Edhe nё Kupёn Botёrore dy vite mё parё, çdokush shihte kah Theo, por ai nuk fitoi rast”, ka shtuar anglezi.
Mourinho: Isha afёr tё zgjedh kombëtaren e Anglisё
Trajneri i Interit, Jose Mourinho, ka zbuluar se vetëm dëshira pёr tё menaxhuar ndonjë klub, e ka ndaluar atё nga angazhimi nё detyrёn e trajnerit tё kombёtarez angleze, gjatё vitit tё kaluar.
Mourinho ishte nё mesin e favoritëve pёr tё pasuar ish-trajnerin, Steve McClaren, i cili dёshtoi ta kualifikojё Anglinё nё Euro 2008. “Mё pëlqen menaxhimi i klubeve pasi qё ёshtё njё punё qё mё jep kënaqësi. Puna me kombëtaret nuk ёshtё njё punё qё mё motivon, ёshtё mёnyrё tёrёsisht tjetër”, ka thёnё ish-trajneri i Portos dhe Chelseat. “Nё moment tё caktuar mendova ta marr nёn menaxhim kombëtaren angleze, pasi sё pari e doja futbollin e vendeve dhe e doja Anglinё, dhe isha i lumtur atje. Dhe e dyta, sepse nёse ka ndonjë vend ku prestigji i menaxherit kombëtar ёshtё i lartё, ёshtё Anglia”. “Por, nё tё njёjtёn kohё, pasioni im pёr punёn e përditshme, pasioni im pёr tё stërvitur çdo ditё, dëshira pёr tё luajtur çdo javё dhe nёse ёshtё e mundshmё mё shumё se njё ndeshje nё javё, kjo ёshtё jeta ime. Kjo ёshtё jeta tё cilёn dua ta kem”, ka shtuar portugezi.
Salihi: Duam tre pikё nga Hungaria
Sulmuesi shqiptar, i cili aktivizohet pёr ekipin austriak Ried, Hamdi Salihi, thotë se, megjithëse Shqipёria kryeson grupin, pjesa mё e vështirё pritet tani, me dy ndeshjet e radhës, atё kundёr Hungarisё dhe kundёr Portugalisё.
Edhe pse kombëtarja ndodhet pёr herё tё parё nё krye tё grupit pёr fazёn eliminatore tё botërori, lojtarёt janё tё vetёdijshёm qё pjesa mё e vështirё fillon tani. “Janё ndeshje shumё tё vёshtira. Objektivi jonё kryesor janё 3 pikёt nё ndeshjen e parё me Hungarinё, sepse Portugalia ёshtё njё skuadёr mё e vështirё se Hungaria”, ka thёnё sulmuesi Hamdi Salihi.
Klinsmann: Ende mund t’i arrijmë qëllimet
Menaxheri i Bayern Munichut, Jurgen Klinsmann, thotë se ekipi i tij ёshtё ende nё pozitё pёr tё fituar çdo trofe qё ka përpara, pavarësisht fillimit tё dobët.
Bavarezёt kanё marrё vetëm njё pikё nga tre ndeshjet e fundit dhe aktualisht renditen nё vendin e 11-tё tё tabelës sё Bundesligёs, pas shtatё ndeshjeve tё zhvilluara. Pas dy humbjeve tё njёpasnjёshme ndaj Werder Bremenit dhe Hannoverit, Bayerni barazoi 3-3 ndaj Bochumit gjatё vikendit. “Ende kemi potencial. Kundёr Lyonit dhe nё Bukuresht, lojtarёt treguan dёshirё dhe vullnet pёr tё vrapuar, aftësi pёr tё bёrё presion ndaj kundërshtarit. Ekipi tregoi çfarë mund tё bёjmё”, ka thёnё Klinsmann. “Sidoqoftё, ata nuk e dëshmuan kёtё nё njё ose dy ndeshje nё Ligё. Nё çdo ndeshje nё Bundesliga, madje edhe kundër Bremenit, Hannoverit dhe Bochumit, kishim mjaft shanse pёr tё fituar”. “Ende mund t’i arrijmë tё gjitha qëllimet. Mendojmё pёr Kupёn, jemi nё krye tё grupit tё Ligёs sё Kampionёve, dhe nё Bundesliga kemi mjaft shanse t’i arrijmë gjёrat shkallё shkallё. Kemi shumё punё para vetes”, shton trajneri i Bayernit.
Ronaldo pas një muaji do të fillojë të luajë
Fizioterapeuti i yllin brazilian, Ronaldos, thotë se sulmuesi është tërësisht i shëruar nga lëndimi në gju dhe do të mund të luaj pas një muaji.
Ish-lojtari i Milanit, për momentin është duke u stërvitur me Flamengon dhe përpiqet të rikthehet në formë të plotë. “Mendojmë se për një muaj, Ronaldo do të fillojë të luajë ndeshje”, ka thënë mjeku i brazilianit. Ai po ashtu ka zbuluar se Ronaldo do të angazhohet për Flamengon sikur të jetë lojtar i klubit. Pas ndërprerjes së marrëveshjes me Milanin, Ronaldo është i lirë dhe mund të nënshkruajë për cilindo ekip. Flamengo dhe Manchester City janë dy ekipet të cilat kanë shprehur interesim për sulmuesin.
Berluskoni ka një peng: Ibrahimoviç nuk erdhi te Milani prej "Calciopolit"
Përkëdhel kampionët e tij, i lejon vetes t‘i japë disa këshilla Karlo Ançelotit dhe zbulon pengun gjatë presidencës te Milani. Intervista e Silvio Berluskonit për "Corriere dello Sport" fillon me komente rreth Zlatan Ibrahimoviç, që në ndeshjen kundër Bolonjës realizoi një gol të jashtëzakonshëm. "Nuk e pashë golin, por ma përshkruan. Ishte rrjeta e një kampioni të madh, për të cilin në të kaluarën ishim të interesuar edhe ne të Milanit", shpjegoi njëshi i klubi kuqezi. "Në fakt, e kishim gjetur marrëveshjen (bëhet fjalë për verën e vitit 2006), megjithatë ndodhi ai ndëshkimi me -8 pikë (për shkak të skandalit ‘Calciopoli‘). Në atë periudhë nuk ishim të sigurt nëse do të luanim në Ligën e Kampioneve dhe transferimi nuk u realizua. Është më se normale që ndjeva keqardhje, sepse tek ai lojtar kisha dalluar klasin e lartë me të cilin është paraqitur në këto dy sezonet e fundit". Tashmë Berluskoni mund të "ngushëllohet" me shumë kampionë të tjerë. "Për momentin jemi skuadra me koeficientin më të lartë kualitativ në kontingjent. Jam i kënaqur nga Milani im. Ronaldinjo? Ishte vendimtar në derbi dhe po luan shumë mirë. Gjithsesi, nuk mendoj se roli i tij ideal është në krahun e majtë dhe këtë vazhdoj t‘ia përsëris trajnerit. Dinjo do të ishte më efektiv nëse do të luante më pranë zonës: do të fitonte shumë penallti dhe është nga ata lojtarë që kur gjenden përpara portës kundërshtare gabojnë shumë rrallë". Nga ish-fantazisti i Barcelonës biseda zhvendoset te Shevçenko: "Kam biseduar shpesh me Andrij, pasi jemi të afërt. Pas dy viteve ku ishte aktivizuar shumë pak, kishte nevojë që të rigjente veten. Jam i sigurt se do të shohim Shevën e viteve të arta. Për momentin është vetëm në 70 për qind të formës e mund të përmirësohet edhe më shumë, por goli kundër Zyrihut shërbeu për ta zhbllokuar". Në mbyllje nuk mund të mungonte edhe një koment për garën për titull, që në fund të sezonit mund të vendoset pas një sfide ndërmjet Interit dhe Milanit. "Besoj dhe shpresoj se ky do të jetë dueli për titullin kampion. Jam i bindur që Milani është i denjë për ta fituar këtë trofe. E kemi treguar në ndeshjet e fundit që kemi luajtur. Ançeloti nuk do ta ketë të thjeshtë? Më mirë të kesh talente me shumicë, sesa e kundërta".