Inter: Ne jemi kampionët
Superderbi i javës së shtatë në Serie a ndërmjet Romës dhe Interit u ka takuar kampionëve të cilat e kanë deklasuar Romën në Olimpico me rezultat 4-0.
Me të filluar ndeshja (5’) njëri nga lojtarët më të mirë në botë, Zlatan Ibrahimovic, krijoi epërsinë për mysafirët e cila zgjati deri në fund të pjesës së parë. Kryeqytetasit shfaqën një lojë të baraspeshuar në gjysmën e parë pavarësisht se ishin në disavantazh, mirëpo pjesa e dytë foli vetëm për Interin. Sërish Ibrahimovic me të filluar pjesa e dytë (47’) e dyfishoi rezultatin për zikaltrit të cilët tashmë krijuan sigurinë në ndeshje. Një goditje nga distanca e serbit Stankovic (54’) e ngriti rezultatin në 3-0, ndërsa dy minuta më pas, Obinna ia vuri kapakun ndeshjes me golin e katërt dhe deklasues për romakët, të cilët gjatë pjesës së mbetur të ndeshjes dëshironin që sa më shpejtë të përfundojë ky takim. Kjo fitore e ngrit Interin në pozitën e parë me 16 pikë dhe nëse luan kështu do ta mbajë këtë pozitë deri në fund të Kampionatit.

Tre pikë të reja për Barcën
Barcelona ka shënuar fitore të vështirë me rezultat minimal 1-0 kundër Athletic Bilbaos në San Mames.
Barcelona e fillo ndeshjen me të vetmin qëllim: të shënojë fitore. Mirëpo formacioni 4-5-1 i Bilbaos ua bëri të vështirë Blaugranëve që ta depërtojnë skuadrën vendase, me ç’rast pjesa e parë përfundoi pa gola. Katalunasit e dëshironin me çdo kusht fitoren dhe me këtë qëllim e filluan pjesën e dytë dhe në minutën e 63 erdhi goli i Samuel Eto’o pas një asistimi të sulmuesit francez, Thierry Henry. Ishte ky goli i vetëm në ndeshje dhe i fitores për Barcën i cili ia siguroi tre pikë të reja dhe kështu barazohet me pikë me rivalët kryesor për titull Real Madrid me të cilët ndajnë vendin e tretë

Hamburg dhe Schalke ndajnë pikët
Derbi i kësaj jave në Bundesligën gjermane ndërmjet Hamburgut dhe Schalkes ka përfunduar me rezultat të barabartë 1-1.
Vendasit shënuan të parët me anë të Piotr Trochowskit (29’), mirëpo mysafirët barazuan me të filluar pjesa e dytë (48’) me golin e Benedikt Hoewedes, dhe me këtë rezultat përfundoi edhe takimi. Pavarësisht këtij barazimi Hamburgu vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me 17 pikë një më shumë se sa sensacioni i këtij sezoni në Gjermani, Hoffenheim, skuadër kjo e cila këtë vit është inkuadruar në Bundesliga I.

Valenca shkatërron Numancian
Skuadra në formë e Valencias me superyllin e saj, David Villa, kanë shënuar fitore 4-0 në Mestalla kundër skuadrës e cila në javën e parë e mposhti Barcelonën, Numancia.
Sapo filloi ndeshja (5’) njëri nga sulmuesit më të mirë në Evropë, David Villa, ia dha epërsinë prej 1-0 skuadrës vendase, ndërsa ky rezultat mbeti i pandryshuar deri në 20 minutat e fundit të takimit. Vetëm në minutën 72, Mata dyfishoi rezultatin. Dhjetë minuta më vonë Vincente e bëri 3-0, dhe tre minuta pa përfunduar ndeshja, ai që e hapi serinë e golave edhe e mbylli: David Villa shënon për rezultatin përfundimtar 4-0.

Udinese i bashkëngjitet Napolit në krye të tabelës
Lazio e ka humbur hapin duke pësuar nga Bologna me rezultat 3-1, me golat e Volpit (5’) dhe Di Vaios (12’ dhe 26’), ndërsa golin e nderit për kryeqytetasit e shënoi, Rocchi (59’). Kjo humbje e mban Lazion një pikë pas liderëve, Napoli dhe Udinese.
Udinese ka barazuar në udhëtim kundër Lecces, edhe pse ishte në disavantazh prej dy golash dhe kështu i është bashkëngjitur Napolit në krye të tabelës me 14 pikë. Derbi sicilian ndërmjet Catanias dhe Palermos i ka takuar nikoqirëve të cilët kanë fituar me rezultat 2-0, me golat e Martinez (69’) dhe Mascara (80’ nga penalltia). Brava ia ka siguruar fitoren Genoas kundër Sienas duke shënuar golin e vetëm në minutën e 20, ndërsa skuadra e Erjon Bogdanit, Chievo ka barazuar 1-1 në shtëpi kundër Atalantës.

Milani mposhti Sampdorian
Milani ka shënuar fitore komode në San Siro me rezultat 3-0 kundër Sampdorias e cila pjesën më të rëndësishme të gjysmëlojës së dytë e luajti me një lojtar më pak.
Ancelotti e filloi ndeshjen pa lojtarin kryesor, Leite Kaka, dhe mungesa e tij u vërejt menjëherë pasi që Rossonerët nuk gjenin hapësira pa yllin e tyre. Me të inkuadruar Kaka në lojë në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi dhe gjërat shkuan në favor të Milanit. Pas prekjes së topit me dorë brenda gjashtëmbëdhjetëmetërshit, Lucchini përveçse shkaktoi penallti, ai u ndëshkua edhe me kartonin e dytë të verdhë, dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak (55’). Nga pika e bardhë nuk gaboi Ronaldinho i cili ia dha epërsinë kuqezinjve. Njëzet minuta pa përfunduar ndeshja, ishte sërish Ronaldinho ai i cili e dyfishoi epërsinë pas një aksioni brazilian me Leite Kaka. Pas inkuadrimit në lojë në vend të Borriellos, Inzaghi tregoi pse mban nofkën SuperPippo, duke shënuar golin e tretë për Rossonerët dhe duke e vulosur takimin.

Publikohet lista e të nominuarve për "Topin e Artë"
Është publikuar lista e ngushtë e të nominuarve për "Topin e Artë" për vitin 2008, ndërsa nuk mungojnë befasi.
Më e dukshme është mungesa e asit të Milanit, Ronaldinho, dhe e sulmuesi të Barcës, Thierry Henry, të cilët kanë dështuar plotësisht sezonin e kaluar. “Është normale, unë nuk kam luajtur mjaft sezonin e kaluar”, është shprehur Dinho. Jobefasi është përfshirja e shtatë lojtarëve spanjollë të cilët e fituan Kampionatin Evropian Euro 2008, përfshirë edhe sulmuesin e Liverpoolit Fernando Torres dhe mesfushorin e Arsenalit Cesc Fabregas. Brazili përfaqësohet me vetëm një lojtar, dhe ai është ylli i Milanit, Kaka, i cili nuk ka treguar një formë për të qenë favorit këtë herë. Fituesit e Ligës së Kampionëve dhe Ligës Premier, Manchester United, kanë tre lojtarë në garë: favoriti kryesor Cristiano Ronaldo, heroi anglez Wayne Rooney dhe mbrojtësi serb, Nemanja Vidic. Nga ana tjetër, finalistët e Ligës së Kampionëve, Chelsea, kanë po ashtu tre lojtarë Michael Ballack, Frank Lampard dhe Didier Drogba. Ndërsa Liverpooli paraqitet edhe me një lojtar (përveç Torresit), dhe padyshim dihet emri i tij, Steven Gerrard. Fituesi i “Topit të Artë” do të caktohet me 2 dhjetor, kur 96 gazetarë nga mbarë bota do të japin votat e tyre në votimin i cili organizohet nga revista franceze “Football”.

Lista e plotë e të nominuarve:
Emmanuel Adebayor (Arsenal), Togo.
Sergio Agüero (Atletico Madrid), Argjentinë
Andreï Archavine (Zénith Saint-Pétersbourg), Rusi
Michael Ballack (Chelsea), Gjermani
Karim Benzema (Lyon), Francë
Gianluigi Buffon (Juventus Turin), Itali
Iker Casillas (Real Madrid), Spanjë
Cristiano Ronaldo (Manchester United), Portugali
Didier Drogba (Chelsea), Bregu i Fildishtë
Samuel Eto'o (FC Barcelone), Kamerun
Cesc Fabregas (Arsenal), Spanjë
Fernando Torres (Liverpool FC), Spanjë
Steven Gerrard (Liverpool FC), Angli
Zlatan Ibrahimovic (Inter Milan), Suedi.
Kaka (Milan AC), Brazil
Frank Lampard (Chelsea), Angli
Lionel Messi (FC Barcelone), Argjentinë
Pepe (Real Madrid), Portugali
Franck Ribéry (Bayern Munich), Francë
Wayne Rooney (Manchester United), Angli
Marcos Senna (Villarreal), Spanjë
Sergio Ramos (Real Madrid), Spanjë
Luca Toni (Bayern Munich), Itali
Edwin van der Sar (Manchester United), Holandë
Rafael van der Vaart (Hamburg SV, tash Real Madrid), Holandë
Ruud van Nistelrooy (Real Madrid), Holandë
Nemanja Vidic (Manchester United), Serbi
David Villa (Valence CF), Spanjë
Xavi (FC Barcelone), Spanjë
Youri Zhirkov (CSKA Moscou), Rusi
Toni në dyshim kundër Forentinës
Bayern Munich do të jetë nikoqir i Fiorentinës në Allianz Arena të martën në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kamionëve, ndërsa ish-sulmuesi i Violas, tani anëtar i bavarezëve, Luca Toni, mund të mungojë në këtë ndeshje të cilën e ka pritur qe një kohë të gjatë, për shkak të lëndimit që e ka pësuar në ndeshjen e djeshme kundër Karslruhes.
Sulmuesi italian është zëvendësuar që në pjesën e parë pasi kishte pasur probleme muskulore. Stafi mjekësor i Bayrnit ka njoftuar se ai është i lënduar dhe është në dyshim për t’u ndeshur kundër skuadrës e cila e bëri të famshëm. Ndërsa trajneri i bavarezëve, Jurgen Klinsman, është i bindur se sulmuesi i tij do të jetë i gatshëm të ndeshet me ish-bashkëlojtarët e tij. “Prania e tij në fushë është në dyshim të madh, mirëpo ai ka dëshirë të madhe të luajë kundër ish-skuadrës së tij, dhe mendoj se mund të rikuperohet”, ka thënë Klinsman.