Haan: Mund tё fitojmë ndaj çdo skuadrePara ndeshjes sё tё shtunës përballё Hungarisё, trajneri i kuqezinjve Arie Haan, ka thёnё se pret fitore nga kjo pёrballje, e cila mund tё jetё vendimtare pёr kualifikimin e Shqipёrisё nё Botёrorin 2010. “Portugalia, Danimarka dhe Suedia janë ata që do të luftojnë për kualifikim, pavarësisht se për momentin jemi ne në vend të parë dhe jemi shumë optimist lidhur me mundësitë tona”, ka thënë Haan, megjithëse shprehet optimist pёr ndeshjen e radhës. “Në këtë takim dua që, në radhë të parë, lojtarët tanë të jenë në gjendjen më të mirë fizike të mundshme, kuptohet synojmë të mos dalim të humbur. Por, ne do të ishim të lumtur vetëm nëse do të fitonim ndeshjen me Hungarinë, shumë e rëndësishme, dhe qё mund të jetë ndër ndeshjet vendimtare, nëse ne do të arrijmë të fitojmë”. “Nëse jemi në ditën tonë më të mirë, mund të fitojmë ndaj çdo skuadre. Madje, qëllimi ynë është që të hyjmë për fitore në çdo ndeshje. Hungaria nuk është një kundërshtar shumë i vështirë, madje mendoj se ata janë një ekip i thyeshëm”, shton me bindje trajneri Holandez.
Laporta: Ronaldinhon ёshtё dashur ta shesim mё herët
Presidenti i Barcelonёs, Juan Laporta, thotë se katalanasit kanё gabuar qё e kanё shitur superyllin brazilian Ronaldinho kaq vonё.
Braziliani kёtё verё kaloi nё Milan, por pasi qё kaloi dy sezone tё dёshtuara nё Camp Nou, dhe Laporta mu kёtё e quan si gabim. “Kam bёrё gabim kur vendosa ta mbaj Ronaldinhon. Duhej ta shesim mё herët”, ka thёnё Laporta pёr magazinёn sportive spajolle Marca. Presidenti po ashtu ka thёnё se nё dy vitet e fundit, nuk ka qenё Real Madrid ai qё ka fituar dy tituj, por Barcelona i ka humbur ato. “Real Madrid nuk fitoi dy kampionate me radhë, por Barcelona i humbi ata”.
Braziliani kёtё verё kaloi nё Milan, por pasi qё kaloi dy sezone tё dёshtuara nё Camp Nou, dhe Laporta mu kёtё e quan si gabim. “Kam bёrё gabim kur vendosa ta mbaj Ronaldinhon. Duhej ta shesim mё herët”, ka thёnё Laporta pёr magazinёn sportive spajolle Marca. Presidenti po ashtu ka thёnё se nё dy vitet e fundit, nuk ka qenё Real Madrid ai qё ka fituar dy tituj, por Barcelona i ka humbur ato. “Real Madrid nuk fitoi dy kampionate me radhë, por Barcelona i humbi ata”.
Shqipria sёrish me njё sulmues
Trajneri i kombëtares shqiptare, Arie Haan, do tё vazhdojё t’i qëndrojё “besnik” formacionit tё tij me njё sulmues, duke përdorur tё njёjtёn formulё edhe nё ndeshjen e tё shtynёs, ndaj Hungarisё. Në portë do të jetë Arjan Beqaj, që me formën e treguar me klubin e tij Anorthosis është një siguri më shumë. Në mbrojtje, holandezi do të rreshtojë Armend Dallkun në të djathtë dhe Kristi Vangjelin në të majtë, ndërkohë partner i Debatik Currit në qendër do të jetë Lorik Cana ose Elvin Beqiri. Në qendër të mesfushës në pozicione defensive do të jenë Altin Lala dhe Ervin Bulku (ose Lorik Cana, nëse nuk aktivizohet si mbrojtës), ndërsa përpara tyre Haan, pritet tё hedhё Ervin Skelën. Dy lojtarёt tjerё tё cilёt do tё plotёsojnё repartet anësore tё mesfushës do tё jenё Klodian Duro dhe Jahmir Hyka. Sulmues i vetëm do të jetë Erjon Bogdani, që në fitoren kundёr Maltës, hapi serinё e golave pёr Shqipёrinё. Tek kundërshtari, vëmendje e veçantë do t’i kushtohet mbulimit të dy lojtarëve më të mirë, Tamas Hajnal (mesfushori sulmues i Borusia Dortmundit) dhe Szhabolks Huszhti (mesfushori anësor i Hannoverit).