Chelsea shёnon fitore pёr tё mbetur nё krye tё Premierligёs
Ekipi i Chelseat, pavarësisht mungesave, ka shёnuar fitore 2-0 nё Stamford Bridge, ndaj ekipit nё formё, Aston Villas, pёr tё vazhduar kryesimin e Premierligёs.
Tё dyja golat e bluve erdhën qё nё pjesё tё parё tё ndeshjes, sё pari me anё tё Joe Cole, pas 21 minutash lojё, dhe pastaj me anё tё Nicolas Anelka, dy minuta para fundit tё pjesës sё parё. Me tre pikёt e reja Chelsea mbledh 17 gjithsej, pas shtatё javësh. Po aq ka edhe Liverpooli nё vendin e dytё. Pas triumfit ndaj Arsenalit nё vikendin e kaluar, Hull City kësaj here ka befasuar Tottenhamin nё White Hart Lane, duke e mposhtur me rezultat minimal 1-0, dhe duke u ngritur nё vendin e tretё tё tabelës sё Premierligёs me 14 pikё.

Rikthim sensacional i Liverpoolit
Liverpooli ka shënuar fitore sensacionale në Mançester, në fund të ndeshjes kundër skuadrës vendase, "pasanikëve" të Manchester Cityt, me rezultat 3-2.
Të Kuqtë u gjetën në disavantazh prej dy golash në pjesën e parë, pasi që për vendasit shënuan Ireland (19’) dhe Agrrido (42’). Mirëpo dy gola të shkëlqyeshëm të njeriut të ndeshjes, sulmuesit spanjoll Fernando Torres në pjesën e dytë (55’ dhe 73), barazuan rezultatin. Në minutat shtesë të ndeshjes holandezi Dirk Kuyt shënoi golin e fundit dhe të fitores për Liverpoolin, duke bërë që Redsat të vazhdojnë edhe javën e shtatë pa humbje.
Ndërkohë Tottenhami ka humbur sërish, këtë radhë nga befasia e këtij sezoni, skuadra e porsainkuadruar në Ligën Premier, Hull City, me rezultat 0-1.

Fiorentina, Atalanta dhe Udinese shënojnë fitore
Skuadra e Fiorentinës ka shënuar gol në udhëtim kundër skuadrës së inkuadruar rishtas këtë sezon në elitën italiane të futbollit, Chievo.
Viola krijoi epërsinë që në pjesën e parë të ndeshjes (32’) me golin e Kuzmanovic. Vetëm pesë minuta pas marrjes së golit, Chievo mbeti me një lojtar më pak në ndeshje, pasi që Scardina u largua nga loja me karton të kuq. Ky përjashtim ia lehtësoi punët edhe më shumë skuadrës së Prandellit, e cila shënoi edhe golin e qetësisë në pjesën e dytë (74’), me anë të sulmuesit të rikthyer në formë, Alberto Gilardino.
Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, Erjon Bogdani, u inkuadrua në lojë nga minuta e 70 në vend të Langellas, mirëpo as ai nuk arrit të bëjë asgjë kundër skuadrës së fuqishme të Fiorentinës.Takimi ndërmjet Atalantës dhe Sampdorias ishte takimi me më shumë gola që u zhvillua sot në Serie A, në të cilin u panë gjithsej gjashtë gola. Edhe pse Atalanta u gjet në disavantazh prej një goli që në fillim të ndeshjes (6’), vendasit arritën të përmbysin gjithçka duke fituar ndeshjen me rezultat 4-2, me golat e Floccarit (35’ dhe 77’), Garics (39’) dhe Doni (83’). Dy golat për Sampdoian i shënoi Antonio Cassano (6’ dhe, 56’ nga penalltia). Edhe Genoa ka përmbysur avantazhin e Napolit, pas golit në minutën e parë nga Lavezzi, duke fituar ndeshjen me rezultat 3-2, me golat e Papastathopoulos (44’), Palladino (52’) dhe Milito (73’), golin e dytë për Napolin e shënoi Denis (75’). Në këtë ndeshje u panë edhe dy kartonë të kuq, nga një te secila skuadër. Fitore ka shënuar edhe Udinese me rezultat 2-0, kundër Torinos, me dygolëshin e Quagliarellas (44’ dhe 76’). Ndërsa Reggina dhe Catania kanë barazuar 1-1.

Roma me nёntё lojtarё, pёson nga Siena
Periudha e vështirё pёr ekipin e Romёs po vazhdon, derisa kryeqytetasit u mposhtёn me rezultat minimal, 1-0, nё fushё tё Sienёs, nё tё cilёn ndeshje pranuan dy kartonё tё kuq.
Philippe Mexes dhe Christian Panucci, qё tё dy janë përjashtuar nga ndeshja nё pjesё tё dytё, pas ndëshkimit me kartonё tё kuq (67’ dhe 75’). Golin e vetëm pёr Sienёn e shёnoi Frick nё fund tё pjesës sё parё tё ndeshjes. Kjo ёshtё humbja e tretё pёr Romёn nё Serie A kёtё sezon, ndёrsa e para pas dy fitoreve tё fundit, ndaj Atalantёs nё Serie A dhe Bordeaux nё Ligёn e Kampionёve. Ekipi i Luciano Spalettit, pas gjashtё javёsh renditet nё vendine 14-tё tё tabelës sё Serie A, me vetëm shtatё pikё. Sonte zhvillohet edhe ndeshja e fundit e kësaj jave nё kampionatin italian, kur Milani udhëton tё fushё tё Cagliarit.