06 tetor 2008

Juventusi shijon humbjen e parë

E vetmja skuadër nga top-katërshi i Serie A e mbetur pa humbje në këtë sezon të ri në Kampionatin italian, Juventus, ka pësuar humbje në shtëpi nga Palermo. Mysafirët shënuan të parët me anë të ish-sulmuesit të Juventusit, Fabricio Miccoli (24’), i cili pas vetëm disa minutash u largua nga ndeshja për shkak të lëndimit. Një gjuajtje e lirë para gjashtëmbëdhjetëmetërshit të mysafirëve, dhe kapiteni i Zonjës së Vjetër, Alessandro Del Piero, barazoi shifrat në 1-1 (39’). Pesë minuta pa përfunduar pjesa e parë, mesfushori defansiv i Juves, Sissoko, bërë gabimin kryesor në ndeshje duke u përjashtuar me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa ky largim ndikoi drejtpërdrejtë në rezultatin e këtij takimi. Në pjesën e dytë, Bianconerët ishin më të mirë në fushë dhe më shumë kërkues të fitores, mirëpo një renditje e gabueshme mbrojtësve bardhezi bëri që ata të ndëshkohen (81’) nga i inkuadruari në pjesën e dytë, Mchedlidze. Juventus u mundua më tej të ndryshonte diçka, mirëpo ky ishte veçse një dështim i radhës i Zonjës së Vjetër, që ia lëviz stolin trajnerit të shumëkritikuar javët e fundit, Claudio Ranieri.