Juve do të ofrojë 38 milionë euro për Modric
Juventusi është duke analizuar të bëjë një hap përpara për të marrë shërbimet e mesfushorit të Tottenhamit, Luka Modric, në tentim për të sjellë kualitet në mesfushën e vet, bën të ditur Corriere Dello Sport.Drejtori sportiv i Juventusit, tashmë ua ka vërë syrin disa lojtarëve që luajnë në Angli. Pas Xabi Alonsos, vëmendja e Juventusit është kthyer kah mesfushori kroat, Luka Modric, i cili ka dështuar të dëshmohet pas kalimit në Premierligë nga Dinamo Zagrebi gjatë kësaj vere për 16 milionë funte. Secco është adhurues i kroatit, dhe është i gatshëm të harxhojë para të majme për të, plot 38 milionë euro. Tifozët e klubit tashmë kanë shprehur pakënaqësinë ndaj drejtorit, dhe lajmi i fundit sigurisht se do t’i ngacmojë edhe më tej. Me një shumë të tillë të parave, në Torino do mund të arrinin futbollistë me më shumë përvojë se Modric.