24 tetor 2008

DËMTIMET BARDHEZI Ndaj Torinos, vetëm Sisoko për mesfushën

“Sisoko kundër të gjithëve”. Kështu e përshkruajnë në shtëpinë bardhezi derbin e së shtunës kundër Torinos. Faktikisht Sisoko është i vetmi mesfushor që i ka mbetur në dispozicion trajnerit të Juventusit, Ranieri. Gjatë analizave të fundit të mesfushorit është evidentuar se ai do qëndrojë larg fushave për të paktën 1 muaj. Kristian Zaneti vazhdon të mos jetë i disponueshëm, po ashtu edhe Poulsen. Duke parë këtë kaos që ka pushtuar mesfushën bardhezi, drejtuesit e Juventusit po mendojnë t’i kthehen merkatos për të angazhuar Apiahanë, i cili për momentin nuk luan me ndonjë skuadër. I vetmi lajm i mirë për takimin e së shtunës për Ranierin, vjen nga Kamoranezi, i cili mund të rikuperohet në prag të kësaj sfide.