01 tetor 2008

Del Pierro afër shënimit të 50 golave në Evropë

Kapiteni i Juventusit, Alexandro Del Piero, shpreson që së shpejti do të arrijë kufirin e 50 golave në garat evropiane dhe premton tri pikë nga përballja e sotme kundër ekipit BATE.Del Piero deri tash ka të shënuara 48 gola në garat evropiane, nga të cilat 38 në Ligën e Kampionëve. Së shpejti ai pritet ta shënojë edhe golin e 50-të, dhe shansi i parë për këtë është ndeshja e sotme me Bate Borisov.“50 gola në Evropë me Juventusin? Shpresoj që së shpejti kjo të ndodhë, por është vetëm një nivel i karrierës sime. BATE është një ekip i ri dhe të gjithë lojtarët do të jetë të motivuar, pasi që kjo është pjesëmarrja e parë e tyre në Ligën e Kampionëve”, thotë Del Piero.“Ata do të debutojnë në fushë vendore dhe do të japin gjithçka nga vetja për të nxjerrë një rezultat të përshtatshëm, andaj duhet të kemi kujdes”, ka thënë ikona e bardhezinjve.