Del Piero jashtë Kombëtares
S‘ka Kombëtare për Aleksandro Del Pieron. Kapiteni i Juventusit nuk do të grumbullohet nga Marçelo Lipi në prag të sfidës së dyfishtë të Italisë në rrugën drejt Botërorin 2010. Për ndeshjet kundër Bullgarisë, të shtunën e ardhshme dhe kundër Malit të Zi, të mërkurën, trajneri i Kombëtares nuk do të thërrasë ish-beniaminin e tij, Aleksandro Del Pieron. Lajmi është dhënë nga vetë Lipi, i cili ka folur me fantazistin bardhezi, duke i bërë të ditur vendimin e tij. Në vend të juventinit do të grumbullohet Xhuzepe Rosi, që luan në Spanjë me Vijarealin.