10 shkurt 2010

Zyrtare: Shkarkohet Ballardini, Reja trajneri i ri i Lazios

Lazio ka pohuar se trajneri Davide Ballardini është zëvendësuar me ish-strategun e Napolit, Edy Reja.
Ballardini u gjend nën presion të madh pas humbjes minimale 1-0 nga Cattania, pas të cilës Lazio u gjend në zonën e rrezikut, dhe drejtori sportiv Igli Tare që dje e ka informuar atë për shkarkim.
Mëngjesin e sotëm biankocelestët pohuar edhe zyrtarisht se kanë shkarkuar atë dhe në pozitën e tij tash do të jetë Edy Reja.
“Ekipi i Lazios dëshiron të informojë se e ka shkarkuar trajnerin Davide Ballardini dhe personelin e tij. Trajneri Edy Reja e ka marrë nën drejtim ekipin”, thuhet në deklaratën e klubit romak.
Reja ka nënshkruar marrëveshje deri në vitin 2011 me Lazion, ndërsa ndeshja e parë për të do të jetë takimi me Parmën të dielën.