10 shkurt 2010

Calderon: United dëshironte ta shesë Ronaldon te Barcelona

Ish-presidenti i Real Madridit, Ramon Calderon, thotë se Cristiano Ronaldo kishte hedhur poshtë ofertën e Barcelonës për të kaluar në Santiago Bernabeu.
Calderon, i cili u largua nga stoli i presidentit të klubit në fillim të vitit të kaluar, ka thënë se Madrid do të kishte dështuar të transferojë Ronaldon nëse lojtari nuk do të kishte dëshirën e flaktë për të luajtur në Bernabeu.
“Cristiano Ronaldo ka arritur marrëveshje që në 8 dhjetor të vitit 2008 me Manchester United për t’u transferuar në Real Madrid. Nuk kishte negociata për këtë, nënshkrimi ishte bërë. Unë e kam bërë pjesën time”, ka thënë ish-presidenti i Realit për Eurosport.
“Barcelona dhe Interi u përpoqën të nënshkruajnë me të. Dihet se Alex Ferguson nuk është një mik i Real Madridit, pasi ata janë rivalë sportiv në trofe dhe në garën evropiane”.
“Nëse ai do të kishte shkuar te Barcelona, do të ishte më mirë për ta pasi do ta zgjidhnin këtë problem dhe do të kishin marrë një lojtar të shkëlqyeshëm nga Real Madridi. Por ishte vendimi i lojtarit që të mos shkojë në një klub tjetër që nuk ishte Real Madrid. Ai i refuzoi ata dhe kjo është e sigurt”, ka shtuar Calderon.