19 shkurt 2010

Zakeroni i kënaqur: Goditëm në çastin e duhur

Trajneri bardhezi, Alberto Zakeroni, është shprehur i entuziazmuar nga fitorja e “Zonjës” në transfertën e Amsterdamit përballë Ajaksit në Ligën e Europës.

“E kisha marrë parasysh që edhe mund të pësonim gol. Në planin kolektiv Ajaksi është një skuadër e mirë, me prsonalitet dhe arrin të përshtatet në mënyrë të shkëlqyer. Para ndeshjes theksova se kishte për të qenë e vështirë dhe në fakt, ashtu ishte. Por ditëm të godasim në momentin më të përshtatshëm”, nënvizoi Zakeroni në përfundim të sfidës së mbrëmshme...

I kënaqur ka qenë edhe heroi bardhezi në mbrëmjen e “Amsterdam Arenës”, Amauri: “Jam i kënaqur, sepse mezi prisja të rikthehesha. Shpresoj të vazhdoj kështu. Ekipi po përmirësohet nga ndeshja në ndeshje dhe jam i lumtur për këtë”.