09 shkurt 2010

Wenger: Mosha jonë mesatare është 23 vjet

Arsene Wenger, menaxher i Arsenalit hapur e ka thënë se futbollistët e tij janë të papërvojë për të fituar ndaj rivalëve të mëdha. “Mosha jonë mesatare është 23 vjet dhe e Chelseat 29 vjet .Mendoj se kjo u tregua në momentet vendimtare në fushë. Ne duhet të japim gjithçka deri në sekondën e fundit në kampionat, çfarëdo që ndodh. Nuk mund të pendohemi, dhe nëse Chelsea është më i mirë dhe e fiton titullin, ose nëse Manchester United, ne do t’i urojmë ata. Por kjo nuk është arsye për t’u dorëzuar. Duhet të tregojmë dinjitet për ambiciet tona dhe ndonjëherë kjo do të thotë të luftojmë deri në fund”, tha Wenger.