09 shkurt 2010

Anderson shpreson të zë vend në përbërjen e parë

Anderson, mesfushor i Manchester Unitedit, do të luftojë për të zë vend ne përbërjen e parë të skuadrës kampione. Futbollisti Anderson deri më tash ka pasur 13 paraqitje në fanellën e Manchester Unitedit gjatë këtij kampionatit në premierligë, mirëpo kërkon të zë vendin e titullarit. “Asnjë futbollist nuk është i lumtur kur është jashtë skuadrës. Nëse nuk shqetësohesh që je në bankën rezervë ose në tribuna, atëherë nuk do të jesh i suksesshëm, sidomos në një klub si Manchester United. Do të më pëlqente të startoja në çdo ndeshje, por kur kjo nuk ndodh, unë i mbështes kolegët e mi, sepse ne jemi një skuadër dhe qëndrojmë pas njëri-tjetrit”,tha Anderson.