11 shkurt 2010

United barazon në udhëtim

Kampioni në fuqi i Ligës Premier, Manchester United, nuk ka arritur të nxjerrë më shumë se një pikë në udhëtimin e vështirë tek Aston Villa.
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Villa Park përfundoi me rezultat 1-1.
Të parët kaluan në epërsi vendasit me anë të Carlos Javier Cuellar (19’), mirëpo nuk kaloi shumë kohë dhe Djajtë e Kuq e barazuan rezultatin me anë të një autogoli të James Collins (23’).
Duhet përmendur se nga minuta e 29-të, United luajti me dhjetë lojtarë, pasi që portugezi Nani u përjashtua me karton të kuq.
Manchesteri e humbi shansin që ta merrte kreun e tabelës, pasi që Chelsea është mposhtur nga Evertoni, megjithatë e ka ngushtuar diferencën në vetëm një pikë.