11 shkurt 2010

Arsenali rikthehet në garë

Topçinjtë kanë dalë fitues të kryendeshjes së xhiros së 26-të të Ligës Premier.
Takimi i zhvilluar të mërkurën mbrëma në Emirates, ndërmjet Arsenalit dhe Liverpoolit, ka përfunduar me fitoren minimale prej 1-0 në favor të vendasve.
Arsenali ishte skuadër dominuese gjatë gjithë takimit dhe me plot meritë arriti deri te goli i fitores.
Goli i vetëm në ndeshje erdhi kur pas një krosimi të Rosickyt, Vassiriki Diaby shënoi në portën e Pepe Reinas (72’).
Pas goli të pësuar, Të Kuqtë sulmuan me të gjitha forcat deri në fund të takimit, mirëpo nuk arritën ta barazojnë rezultatin.
Janë këto tri pikë shumë të rëndësishme për Arsenalin që e kthejnë në garën për titull, duke qenë se Manchester Unitedi barazoi, ndërsa Chelsea pësoi humbje.
Kështu, Topçinjtë ngushtojnë diferencën në gjashtë pikë ndaj liderit Chelsea, ndërsa mbeten pesë pikë prapa kampionit në fuqi.