05 shkurt 2010

Timpanaro i solli fitoren Dinamos

Argjentinasi Timpanaro i solli fitoren me rezultat 1:0 Dinamos nga Tirana në ballafaqimin si udhëtues kundër Gramozit te Ersekës, në kuadër të javës së 20-të të Kampionatit Shqiptar në futboll. Pikërisht atëherë kur pritej vërshëllima e fundit e gjyqtarit kryesor Albano Janku. Por, ligji i pashkruar në futboll, “po nuk shënove do ta pësosh”, është materializuar më së miri në Ersekë, në ndeshjen hapëse të javës së 20-të të superligës, luajtur mes Gramozit dhe Dinamos. Argjentinasi Timpanaro, që futet në çerekorëshin e fundit të lojës në vend të Fatjon Sefës, i cili, në kohën shtesë, përmes një kundërsulmi të rrallë të Dinamos, shënon një gol të bukur. Dinamo zë vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Gramozi i 11-ti me 18 pikë.