23 shkurt 2010

Ronaldos i vendoset statujë në Madrid

Cristiano Ronaldo përfundimisht, para se të bëhet legjend duket të jetë bërë i pavdekshëm nga tifozët e Real Madridit, pasi që këta të fundit ja kanë ndërtuar edhe statujën e tij të cilën e vendosën në kryeqytetin spanjoll.
Banorët që jetojnë pranë Plaza de Ramales, një shesh i qetë në një zonë rezidenciale perëndimore të kryeqytetit spanjoll, dje në mëngjes u zgjuan duke i shikuar rrugët e stolisura me ngjyrë të gjelbër dhe të kuqe (ngjyra e flamurit portugez) së bashku me një statujë të Cristiano Ronaldos, e cila është porositur nga një firmë sportive.
Siç është raportuar nga e përditshmja spanjollë Marca, statuja e lojtarit më të shtrenjtë në historin e futbollit ka 10 metra lartësi dhe ngjyrë argjendi.
Ronaldo u bashkua me Real Madridin verën e kaluar, por tashmë ai është bërë hero në qytetin spanjoll.
Pas supergolit të shënuar kundër Villarealit Ronaldo hoqi fanellën për të tregur një fanellë të dytë në të cilën shkruante “MADEIRA”. Madeira është qyteti i lindjes së Ronaldos që është e përmbytur nga ujërat këtë fundjavë.