23 shkurt 2010

Mancini konfirmon: Tevez gati për Chelsean

Menaxheri i Manchester City, Roberto Mancini, ka zbuluar se Carlos Tevez do të jetë i gatshëm të mbrojë ngjyrat e klubit ndaj Chelseat, në fundjavë, në super sfidën që zhvillohet në Stamford Bridge.
“ Unë fola me Tevezin të hënën dhe ai do të jetë të premtën gati. Ne e duam atë të gatshëm ndaj Chelseat të shtunën, dhe ai më ka thënë se ai dëshiron të jetë gati edhe për Argjentinën.”
“ Ai ka patur probleme serioze me familjen e tij, por mendoj se ato janë zgjidhur dhe ai më tha dje se do të jetë gati për fundjavë.” Theksoi Mancio.