08 shkurt 2010

Roma në vend të dytë

Ndeshja kryesore e javës së 23-të në Serie A, është zhvilluar në Artemio Franchi ndërmjet Fiorentinas dhe Romës.
Giallorossët kanë shënuar fitore minimale prej 1-0 në takimin e të dielës mbrëma të cilin e zhvilluan si mysafirë të Violas.
Të vetmin gol në ndeshje e shënoi malazezi Mirko Vucinic (82’), për t’ia siguruar skuadrës mysafire tre pikë të plota nga ky takim.
Pas kësaj fitoreje, Roma pozicionohet në vend të dytë në tabelë, me dy pikë më shumë se Milani që mban pozitën e tretë. /