08 shkurt 2010

Pirlo: Nuk patëm fat

Milani nuk pati fati në takimin e të dielës kundër Bolognas, ndërsa mesfushori Andrea Pirlo është shprehur i pakënaqur me rastet e humbura.
“Në bazë të mënyrës si luajtëm sot, është dashur ta fitojmë me lehtësi ndeshjen”.
“Topi nuk donte të hynte (në portë) sot dhe mendoj se nuk kishim fat në shumë raste”.
“Duke vlerësuar mënyrën se si menaxhuam posedimin e topit dhe angazhimin me të cilin luajtëm në fushë, mendoj se vërtet e ‘falëm’ një fitore”, ka thënë italiani për SkySport.