09 shkurt 2010

Robinho debuton me gol te Santosi

Sulmuesi brazilian Robinho ka debutuar me gol te Santosi. Në të vërtetë, me golin e shënuar ai ia ka siguruar fitoren ekipit të tij kundër skuadrës Sao Paulos (2:1). Robinho në këtë ndeshje është inkuadruar në minutën e 57-të, ndërsa në minutën e 85-të ka shënuar golin që vulosi fatin e ndeshjes. "Jam i lumtur me rezultatin, por unë kam nevojë për më shumë ndeshje që të kthehem në formë", ka thënë Robinho, përcjell të hënën agjencia AP. Braziliani muajin e shkuar është huazuar te Santosi nga Manchester City.