09 shkurt 2010

Chiellini nuk largohet nga Juventusi

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Italisë, Giorgio Chiellini, nuk e ka ndërmend të largohet nga Juventusi me gjithë interesimin e madh nga Real Madridi dhe Manchester Unitedi, bëri të ditur gazeta italiane "Tuttosport" të hënën. Chiellini 25-vjeçar ka kontratë me Juventusin deri në qershorin e vitit 2013, të cilën pret ta rinovojë në fund të këtij edicioni. "Shumë po flitet për largimin tim, por unë nuk dua të largohem, edhepse më gëzon fakti që kam oferta nga Reali e Manchesteri", ka deklaruar Chiellini.