16 shkurt 2010

Redknapp ka refuzuar 10,5 milionë euro për Pavljuçenkon

Harry Redknapp ka refuzuar ofertën e Lokomotivës së Moskës prej 10,5 milionë eurosh për sulmuesin Roman Pavljuçenko.Ekipi nga kryeqyteti rus ka shpresuar se gjatë kësaj jave të përmbyllë punët rreth transferimit të sulmuesit 28-vjeçar, pas bisedave pozitive me kryetarin e klubit Daniel Levi. Mirëpo, Redknapp ka bllokuar transferimin për shkak se nuk dëshiron të dobësohet ekipi i cili pretendon vendin e katërt në kampionatin anglez dhe FA kupën.