19 shkurt 2010

Reali dëshiron Benitezin

Reali i Madridit raportohet se dëshiron të sjellë në stolin drejtues të klubit trajnerin e Liverpoolit, Rafael Benitez.
Sport shkruan se presidenti Florentino Perez ka humbur besimin në trajnerin Manuel Pellegrini pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga Lyoni dhe tash është përqendruar në gjetjen e zëvendësimit të tij për sezonin e ardhshëm.
Në fakt, planet për nënshkrime të reja janë lënë në pritje për menaxherin gjeneral Jorge Valdano, me Perez që thotë se ata së pari duhet të zgjidhin pozitën e trajnerit.
Benitez ishte kontaktuar menjëherë pas humbjes turpëruese të Realit në Kupën e Spanjës nga Alcorcon më herët gjatë sezonit dhe linja e komunikimit sërish është rihapur pas humbjes nga Lyoni