19 shkurt 2010

Guardiola dëshiron të drejtojë kombëtaren e Spanjës

Trajneri i Barcelonës, Pep Guardiola, thotë se ai ka ambicie për të marrë nën drejtim kombëtaren e Spanjës.
Guardiola është një ambasador zyrtar për tentimin për të realizuar Kupën Botërore 2022 në Katar (Emiratet e Bashkuara Arabe), dhe thotë se ai mund të jetë nën drejtimin e Spanjës në kohën kur do të zhvillohet ky turne.
“Në vitin 2022 kush e di se ku do të jemi? Nuk kam pranuar ende asnjë propozim. Por shpresoj në ardhmen. Synoj të drejtoj ekipin kombëtar kur të jem lodhur nga drejtimi i përditshëm në klub”, ka thënë Guardiola