13 shkurt 2010

Nesta dëshiron të luaj në botërorë

Alessandro Nesta pranon se ai do të kishte dëshirë të jetë pjesë e Italisë në kampionatin botërorë qe do të luhet në Afrikën e Jugut.
Megjithatë, ai duket të jetë i aftë përsëri dhe në formë të shkëlqyer për Milanin, kështu që për herë të parë ai pranon se ka menduar të kthehet në kombëtare.
“Ne do të shohim se si gjërat shkojnë më vonë”, ka thënë Nesta mbrëmë pas fitores së Milanit kundër Udineses me rezultat 3-2.“Unë fola me Lippin dhe tani do të shohim se si do të ecin punët” ka shtuar Nesta.
Lippi ka diskutuar edhe mundësinë e rikthimit të Francesco Tottit në kombëtaren e Italisë, para fillimit të kampionatit botërorë në Afrikën e Jugut.