13 shkurt 2010

Leonardo: Na është kthyer uria për fitore

Trajneri i Milanit, Leonardo, është i ngazëllyer me fitoren e mbrëmshme prej 3-2 ndaj Udineses në kuadër të Serie A.
Alexandre Pato u rikthye duke shënuar një gol, ndërsa edhe Klaas-Jan Huntelaar shkëlqeu duke shënuar dy gola për rosonerët, të cilët të martën do të kenë një përballje të vështirë në Ligën e Kampionëve përballë Manchester United.
“Ka shumë gjëra pozitive, para së gjithash fitorja. Me kalimin e kohës fitoret vijnë më lehtë. Ishte shumë e rëndësishme të shohësh urinë për fitore, edhe kur kishte pengesa, si goli që pranuam para pauzës”.
“Alessandro Nesta ka bërë një paraqitje të shkëlqyeshme dhe Alexandre Pato është rikthyer nga lëndimi i gjatë, pa humbur asnjë prej aftësive dhe ritmit të tij. Ka shumë për të qenë të lumtur”, ka thënë Leonardo