03 shkurt 2010

Napoli rishfaq interesim për Rossin

Napoli shpreson të transferojë sulmuesin e Villarrealit, Giuseppe Rossi, gjatë afatit kalimtar veror.
Ish-sulmuesi i Parmës vazhdimisht ka shprehur dëshirën e tij për t’u kthyer në Serie A, ndërsa sipas NapoliSport.net, Nëndetësja e Verdhë është e gatshme që ta lejojë largimin e tij në qershor.
Villarreali nuk është në pozitë të mirë këtë sezon, ashtu që mund të detyrohet që ta shesë 23-vjeçarin, i cili ka shënuar vetëm pesë gola në La Liga.