03 shkurt 2010

Cech i bindur për titullin e Ligës Premier

Portieri i Chelseat, Petr Cech, i ka paralajmëruar Manchester Unitedin dhe Arsenalin se titulli i Kampionatit anglez këtë sezon do t’u takojë Bluve.
“Kohëve të fundit kemi luajtur shumë mirë dhe mund të shihet vetëbesimi te secili (lojtar) se jemi të aftë të ndryshojmë ndeshjet në fushë”.
“Po i vëmë Manchester Unitedin dhe Arsenalin nën presion. Kemi ndeshje që vijnë shpejtë dhe duhet t’i shfrytëzojmë ato”.
“Duhet të vazhdojmë të fitojmë ndeshjet dhe pastaj, kuptohet, nëse të tjerët fillojnë të humbin pikë, ky mund të jetë skenari më i mirë për ne”, ka thënë portieri çek për faqen zyrtare të Chelseat. /