18 shkurt 2010

Milan: per mrekulline sherben revolucioni

Leonardos i takon te beje levizjen. Ne “skakieren” e liges se kampioneve, tekniku brazilian do te kerkoje te ndryshoje fatin e Milanit, kur me 10 mars do te zbres ne Old Traford dhe duhet te fitoje me dy gola diference ose 4:3. Mision i veshtire, por jo i pamundur. Keshtu mendohet dhe ne kuarterin e Milanit, ne Milanelo. Leonardo kujtohet per frazen “do te shkojme te fitojme 2:0 ne Old Traford, qe per ne eshte normale”. Por qe te arrihet ky mision i veshtire, Milan ka nevoje per te luajtur nje ndeshje shume te madhe dhe pse jo pak analiste mendojne se “Milani ne me te miren e tij te mundshme nuk vlen sa nje Mancester Junajtid normal, por me nje Runi gjithnje ne nivelin e tij me te larte”. Milan ka dy shembuj mbi te cilet nderton optimizmin: fitoren 3:2 ne Bernabeu me Realin e Madridit dhe 3:0 ne Olimpikun e Torinos me Juventus. Por i dashur Leo duhet te veshtrosh dhe nga statistikat e Mancester Junajtid…Ne Old Traford, djajte e kuq nuk kane humbur asnjehere me dy gola diference. Beshiktash fitoi 1:0 ne Old Traford, por kur kualifikimi ishte thuajse i arritur, ndersa skuadra qe i shenoi tre gola djajeve te kuq ishte CSKA Moske, 3:3 po per ligen e kampioneve. Me shume se nje vemendje e ekzagjeruar te statistikat, Leonardo ka nevoje qe te ndryshoje dicka ne skuader. Dida nuk ka me arsye te mbroje porten. Ne unanimitet te gjithe mendojne se Abiati duhet te jete titullar ne Old Traford. Dhe Beckam duhet te jete nje tjeter i sakrifikuar, ndersa Borriello i riaftesuar mbyll kapitullin e balotazhit, Huntelar-Inzagi. Per sulmuesin holandez ndersa te gjithe tifozet e Milanit kerkojne koken e tij, nje ish-milanit portokalli, i del ne mbrojtje Huntelarit, Van Basten. “Nuk e kuptova perse u zevendesua Huntelar, pohoi Van Basten. Inzagi eshte nje sulmues i madh por mos harrojme se eshte 37 vjec. Ai nuk ka te ardhme ndersa Huntelar eshte 10 vjet me i ri”. E ardhmja e Huntelarit? Nje gje eshte e sigurt se asnje holandez nuk do te zevendesoje Van Bastenin per ate qe beri te Milan…