18 shkurt 2010

Anceloti gjithnje ne mbrojtje te Xhon Territ

Nder te paktet qe i qendron prane mbrojtesit Xhon Terri ne ate krize personale qe po kalon eshte tekniku i Celesit, Anceloti. Nderkohe te marten ne mbremje Celesi shperdori nje shnas per tu shkeputur nga Mancester Junajtid, pasi barazoi 1:1 ne KC Stedjum me Hullin, qe po lufton per te mbijetuar. Dhe ne kete ndeshje kapiteni i Celesit, Xhon Terri ishte objekt i sulmeve abusive nga te tifozet e pranishem. Skuadra e Ancelotit kishte mundesine qe te shkeputej 4 pike nga rivali me kercenues per titullin kampion, Mancester Junajtid. Xhon Terri u feshkellye ne cdo top te prekur nga fillimi deri ne perfundim te ndeshjes. Kapiteni i Celesit pritet te takohet me teknikun e Anglise, per te diskutuar te ardhmen e tij si kapiten i “Tre luaneve”, por Anceloti per ta ndihmuar mbrojtesin e tij ka planifikuar qe ti jap nje kohe pushimi per te qendruar prane familjes. “Asgje nuk e demton perqendrimin tone. Ne cdo ndeshje Celesi eshte i fokusuar per te luajtur futbollin me te mire. Perqendrimi eshte ne nivelin me te larte. Kje eshte nje ceshtje dhe per mua e Xhon Terrin. Nuk mendoj se ka ndonje problem. Ne qofte se ai ka nevoje per nje pushim nuk do t’ia mohojme kete mundesi. Per mua asgje nuk ka ndryshuar te Xhon Terri. Ai vazhdon te luaje mjaft mire ne cdo ndeshje, po ben me te miren. Mjedisi ne skuadres eshte i njejte. Asgje nuk ka ndryshuar. Ne jemi ne nje pozicion te mire. E dime se Mancester Junajtid eshte skuader e mire dhe se lufta per titull do te vazhdoje deri ne fund, perfundoi Anceloti. Ne jemi te kenaqur me avantazhin e dy pikeve. Nuk eshte e mundur qe ne cdo ndeshje te marrim tre piket”. Drogba me golin e shenuar pas nje goditje denimi shmangu nje situate me te keqe per Celesin, pasi Hull kaloi ne epersi me finalizimin e Mojokolos. Per Drogban ky ishte goli i 20-te ne kete sezon dhe i 15-ti ne ligen e pare angleze.