02 shkurt 2010

Messi + Ibra + Pedro = 50 gola

Vetëm tre nga sulmuesit e Barcelonës, Messi, Ibrahimoviç dhe Pedro kanë shënuar 50 gola mes tyre në të gjitha garat deri më tani gjatë këtij sezoni. Treshja ka realizuar në La Liga, Copa del Rey, Liga e Kampionëve, Superkupën e Spanjës, të Evropës si dhe Kampionatin botëror të klubeve..
Tre sulmuesit kanë realizuar 64 për qind të 50 golave të Barcelonës në ligë. 32 golat e tyre i kanë ndihmuar ekipit të ruajë pozitën e liderit në La Liga dhe sulmit më të mirë në ligë.
Pas 20 xhirove në La Liga, Lionel Messi është golashënuesi më i mirë me 15 gola, një më tepër se David Villa, ndërsa Ibrahimoviç gjendet i katërti me 11 gola, aq sa ka shënuar edhe sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain.
Nga shtatë golat e shënuar në Ligën e Kampionëve – 2 kundër Interit, 4 kundër Dynamos dhe 1 kundër Rubin Kazanit – treshja e sulmuesit shënoi gjithsej 5, Pedro realizoi tre herë në Superkupë, ndërsa Messi dhe Ibrahimoviç shtuan nga një.
Pedro ka krijuar një shprehi të shënimit të golave vendimtarë. Në fund të vitit të kaluar, ai u bë futbollisti i parë që ka shënuar gola në gjashtë gara të ndryshme brenda një sezoni.