13 shkurt 2010

Meritë e Capellos

Pjekuria e sulmuesit të Manchester United, Wayne Rooney e ka bazën e fortë: Fabio Capello. Anglezi po shkëlqen këtë sezon dhe ai e ka falënderuar selektorin e Anglisë, Capello, për përparimin e tij të hatashëm.
“Capello më ka bërë që të rritem shumë në këtë profesion”, theksoi Rooney. Përfaqësuesi anglez ka shënuar 21 gola në 25 ndeshje në Premierligë, duke e thyer rekordin e tij personal. Këtë fundjave Premierliga pushon, ndërsa Rooney shpreson të shënojë edhe në përballjen me Milanin të martën në Ligën e Kampionëve.