13 shkurt 2010

Gjasula me FSV Frankfurtin befasuan liderin

FSV Frankfurti ishte llogaritur si autosajder në ndeshjen e javës së 22-të të ligës së dytë gjermane në futboll, por befasuan për të mirë si mysafirë, duke luajtur baras 0:0 me liderin e tabelës, St. Paulin. Shqiptari Jurgen Gjasula luajti 90 minuta me sukses të madh duke luftuar së bashku me bashkëlojtarë deri në fund për çdo top dhe për çka ia arritën qëllimit që të kthehen me një pikë që as vet se kishin pritur. Kjo pikë e importuar nga St. Paulin është më vlera të mëdha në luftë për sigurimin e ekzistencës në këtë rang të garave. St. Pauli mbetet lider i tabelës me 46 pikë, ndërsa FSV Frankfurti radhitet në vendin e 16-të me 18 pikë, duke e futur për fundi skuadrën e Koblenzit që ka 17 pikë.