11 shkurt 2010

Mancini "injoron" Berlusconin

Transferimi i ri i Milanit, braziliani Amantino Mancini, nuk është i brengosur për kritikat e pronarit të klubit Silvio Berlusconi. Berlusconi kishte kritikuar krerët e Milanit për huazimin e Mancinit nga Interi, mirëpo lojtari e ka ndërmend të demantojë Berlusconin. "Unë e respektoj mendimin e tij. Ai është më i madhi i klubit dhe mund të thotë çfarë të dojë. Unë vetëm duhet të punoj më shumë në fushë dhe të tregoj veten", ka thënë Mancini.