11 shkurt 2010

Adebayor: Shenoj per shoket qe u vrane

Eshte rikthyer ne Angli duke bere ate qe di te beje me mire, golat, por ne kujtesen e tij vazhdon te mbetet i gjalle momenti kur autobusi i kombetares se Togos u sulmua nga nje grup rebelesh ne Angola gjate dates 8 janar.
“Pas asaj qe ndodhi jam i lumtur qe gjendem serish ne nje fushe futbolli pasi gjate sulmit isha i bindur se nuk do shikoja me stadiume me sy. Por Zoti me dhe nje dore. Ne kemi per detyre te luajme per njerezit qe vdiqen. Sa here qe vesh fanelen dhe zbres ne fushe, une duhet te shenoj per ta sepse e di shume mire se mund te isha ne vendin e tyre”, shprehet sulmuesi i Man. City ne nje interviste per “Daily Mirror”.
Adebayor eshte nje nga elementet me te forte te skuadres se drejtuar nga Mancini, i cili ka per qellim arritjen e vendit te katert ne Premier League qe do t’i siguronte nje kualifikim historik per ne Champions League skuadres se bosit arab te naftes, Mansour.
“Mancini eshte italian prandaj ai zoteron cilesi te larta teknike qe na i kerkon edhe neve. Me pelqen sepse po punoj mire me te dhe jam i sigurt se do permiresohemi edhe jashte fushe”, shprehet bomberi togolez.