23 shkurt 2010

Leo: Ancelotti, jam me ty

Kundër Interit dhe Jose Mourinhos tani është edhe Trajneri i Milanit Leonardo.
Trajneri i Milanit Leonardo është bërë tanimë rival i Mourinhos, pasi që ai tha se do ta mbështesë Chelsean në Ndeshjen Inter-Chelsea.
Leonardo ishte asistent i Carlo Ancelottit te Milan. Ai insistoi se Chelsea do ta eliminoj Interin nga Liga e Kampionëve. Leonardo nuk tha se ai do të ishte i gëzuar nëse Interi do të elimonohej nga Liga e Kampionëve.
“Unë e mbështes Ancelottin. “ tha Leonardo në një konferencë për shtyp.
“Unë e mbështes Ancelottin asgjë më shumë. Do të ishte mirë nesë një klub Italian kalon më tej në Ligën e Kampionëve. “
Kur Interi takohet me Chelsean nesër në San Siro Milani do të takohet me Fiorentinën në Artemio Franchi.
Qëndroni me ne sepse në ora 17:00 vjen vetëm për ju vizitor të nderuar superparashikimi i ndeshjes Inter-Chelsea, nga kolegu im Arnolld Korenica.