09 shkurt 2010

Ledesma, i gatshëm të luajë

Cristian Ledesma ka thënë se është i gatshëm të luajë për Lazion pas gjashtë muajve të kaluar jashtë ekipit.
Mesfushori argjentinas ka qenë i përfshirë në mosmarrëveshje me presidentin Claudio Lotito rreth vazhdimit të kontratës në klub. Inter u mundua ta transferojë në janar, por pa sukses dhe Ledesma do të përfundojë sezonin në kryeqytetin italian. Mirëpo, ai ka shprehur gatishmëri t’i ndihmojë ekipit.
“Nëse klubi më kërkon, jam i gatshëm të kthehem në fushë. Është me rëndësi t’i ndihmoj Lazios të dalë nga kjo pozitë e vështirë”, tha ai.