09 shkurt 2010

Van der Sar, afër vazhdimit të kontratës

Edwin van der Sar pritet të vazhdojë kontratën në Manchester United. Sipas të përditshmes angleze, Daily Express, portieri holandez gjatë kësaj jave do të nënshkruajë kontratë të re me vlerë prej 90 mijë funta në javë.
Marrëveshja aktuale e Van der Sarit me Djajtë e Kuq është e paraparë të skadojë gjatë verës.
39-vjeçari kishte anuluar bisedimet për vazhdimin e qëndrimit në Old Trafford, meqë ishte i brengosur për shëndetin e gruas së tij, Annemarie.
Mirëpo, ajo duket se është në rrugë drejt rikuperimit dhe Van der Sar mund të përqendrohet në të ardhmen e tij në Manchester United.