08 shkurt 2010

Italia do të dështoj

Njeriu më kontravers në futbollin italian (pas Mourinhos) Luciano Moggi ka lancuar kësaj here një deklaratë të çuditshme ku vlerëson se Italia do të dështoj në kampionatin e ardhshëm botëror.

“ Lippi nuk do të rikthehet te Juventusi në fund të sezonit pasi që ai është zot për federatën italiane të futbollit.”

“ Por ai nuk do të arrij shumë në Afrikën Jugore pasi që materialin që e ka nuk është ekstraordiner, dhe ky nuk është gabimi i tij.”

Ai foli dhe për transferimin e Mancinit te Milani të cilin Berlusconi e quajti të padobishëm.

“ Pajtohem me Berlusconin, transferimi i Mancinit është i padobishëm.”

“ Ai nuk është lojtari i njëjtë siç ishte te Roma.”

Moggi kritikoi dhe Lazion.

“ Për të mirën e Lazios, Ballardini duhet të shkarkohet. Ai nuk është mjaft i mirë për një klub aq të madh si Lazio.”

“ Claudio Lotito duhet të fajësohet gjithashtu për situatën aktuale te Lazio sepse ai e zgjodhi trajnerin, dhe më pas e la Goran Pandevin të shkoj.” Deklaroi Moggi.