08 shkurt 2010

Mallorca, 10 prej 10 në shtëpi

Fitorja 1-0 ndaj Villarrealit të dielën e ruajti rekordin perfekt të Mallorcas në shtëpi si ekipi i vetëm nga ligat evropiane me të gjitha fitoret pas 10 ndeshjeve si nikoqir. Golin e fitores e realizoi portugezi Jose Carlos Nunes, tetë minuta para përfundimit të ndeshjes.
“Ne e kemi ditur në fillim të sezonit se duhet të jemi të fuqishëm në shtëpi nëse dëshirojmë të arrijmë diçka të rëndësishme”, deklaroi Nunes, pas takimit. Përballja ishte e vështirë me pak raste për shënim që dukej se shkonte drejt barazimit pa gola.
Por, në minutën e 82-të, Nunes shënoi golin vendimtar, të fitores që ruajti rekordin perfekt të Mallorcas në shtëpi. Mallorca tani ka 37 pikë nga 21 ndeshje, pesë më pak se Valencia që gjendet në pozitën e tretë.