09 shkurt 2010

Ibra: Në të ardhmen të gjithë do të duan të luajnë si Barca

Zlatan Ibrahimovic thotë se Barcelona ka dëshmuar se mund të fitohen trofe edhe me lojë të bukur, prandaj në të ardhmen të gjithë klubet do të mundohen t’i imitojnë Blaugranët.
“Ndjehem mirë te Barcelona. Familja ime dhe unë jemi përshtatur mirë, jam i lumtur këtu, tashmë fituam tre tituj për gjashtë muaj, jemi të parët në tabelë dhe nuk kemi humbur në kampionatin vendas”.
“Skuadra ka fituar gjithçka dhe dëshiron të vazhdojë në të njëjtën mënyrë. Më vjen keq që u eliminuan nga Kupa mbretit, sepse Sevilla nuk luajti më mirë se ne. Mirëpo gjëra të tilla ndodhin në futboll”, ka thënë Ibracadabra.