09 shkurt 2010

Cech: E nxorëm Arsenalin nga gara për titull

Portieri i Chelseat, Petr Cech, beson se humbja që ia shkaktuan Arsenalit, i ka nxjerrë Topçinjtë nga gara për titull të Ligës Premier.
“Më mirë nuk kishte si të ndodhte. Erdhëm deri te një fitore e rëndësishme. I ndihmova skuadrës me disa mbrojtje. Ishte paraqitja ime e 100-të në Ligë pa gol të pranuar”.
“Mendoj se me këtë fitore e nxorëm Arsenalin nga gara, do ta kenë shumë të vështirë të arrijnë diferencën prej nëntë pikësh në këtë pjesë të sezonit, sidomos për faktin se kanë edhe shumë ndeshje të vështira”.
“Kjo fitore ishte po ashtu e rëndësishme, sepse iu përgjigjëm edhe fitores së United. E dinim se nëse luanim baras kundër Arsenalit, United do të mbetej në krye të tabelës me golaverazh më të mirë”, ka thënë portieri çek.