20 shkurt 2010

Ibra: Isha i vetmuar te Interi

Ibrahimovic flet në një intervistë për Goal.com, për Barcelonën, Interin, formën e tij dhe për Thierry Henryn dhe lojën me dorë ndaj Irlandës.
Ibrahimovic ka prindërit nga bosnja dhe kroacia, por lindi në Suedi. I lindur si gjysmë musliman dhe gjysmë krishter Ibra nuk preferon të jetë fetar, pasi që fati i tij është për diçka tjetër.
Ai në moshën 28 vjeçare është futbollisti i dytë më i shtrenjtë në botë, duke bërë impakt në fillim të sezonit në Barcelonë, pasi erdhi në Spanjë si pjesë e shkëmbimit Ibra – Eto’o.
Pas një starti të mirë, Ibrës i ra forma dhe pas tetë ndeshjesh mos shënim, ai arriti ta thej këtë akull në Vicente Calderon, në një ndeshje që Barcelona doli e humbur.
“ Këtu është dallim i madh me Italinë dhe Inteirn. Mendoj se këtu edhe nëse nuk luan mirë ke bashkëlojtarë të cilët e kryejnë punën. “
“ Mua më duhet një vit për të ardhur në formën më të mirë.”
“ Ne mendojmë vetëm për veten tonë, dhe për Barcelonën. Nuk njohim kundërshtarë apo rival.”
“ Jam i brengosur për lëndimet këtu në Barcelonë, por shpresoj se do të tejkalohen si për mua ashtu dhe për të tjerët.”
“ Ne kemi mjaft lojtarë falë zotit për ti mbuluar lëndimet.”
“ Thierry Henry? Ne po flasim për Thierry Henry, dhe nuk ka shumë Thierry Henry në botë. Henry është njëri prej profesionistëve më me përvojë dhe më të mirë që kam parë ndonjëherë. Çdo lojtarë ka dëshirë të luaj me të.”
“ Shumë është folur për atë lojë me dorë.”
“ Unë do ta bëja të njëjtën gjë.”
“ Mund të më ndodhë dhe mua. Nëse do të isha në atë situatë do ta bëja të njëjtën gjë. Do të bëja gjithçka për ekipin tim. Unë do të jipja jetën për të kaluar më tej si për klubin ashtu dhe për kombëtaren.” Deklaroi Ibra.