13 shkurt 2010

Huntelaar: Jemi gati për Manchester Unitedin

Milani mposhti sot 3-2 në San Siro Udinesen për të lëvizur në pozitën e dytë, dhe Leonardo ofroi besimin tek Huntelaar që në bashkëpunim me një Ronaldinho që shkëlqeu, luajti në mënyrë briliante duke u përgjigjur mirë në dy situata.
Duke folur për mikrofonët e Sky Sports Italia pas ndeshjes, Huntelaar shprehu besimin e tij se kjo paraqitje mund të përsëritet dhe ndaj Unitedit të martën.
“ Këto pikë sonte ishin të rëndësisë së lartë pasi që Roma na kishte tejkaluar.”
“ Ne jemi gati për Manchester Unitedin. Do të jetë një ndeshje më ndryshe por ne jemi gati. Unë duhet të bëj punën time dhe të shënoj gola. Jam i lumtur që luajta sonte dhe shpresoj se do luaj më shpesh.”
Milan takohet të martën me Manchester Unitedin në ndeshjen e parë të fazës Knock Out të Ligës së Kampionëve, në tempullin e zjarrtë San Siro.