13 shkurt 2010

Leonardo: Kam parë shumë gjëra pozitive

Milani mposhti Udinesen dje 3-2 në San Siro, për tu ngritur kështu në pozitën e dytë. Trajneri i rosonerëve Leonardo u shpreh pas takimit se kishte parë shumë aspekte pozitive, përkundër rezultatit të ngushtë.
“ Kam parë shumë gjëra pozitive, para së gjithash, fitoren. Ndonjëherë i arrin lehtë, e ndonjëherë duhet ti meritosh, ashtu si sot. Ishte me rëndësi që ta shtronim urinë tonë në fushë, dhe ta konkretizonim, përkundër golave, siç ishte ai në fund të pjesës së parë.”
“ Jam i lumtur për Klaas Jan Huntelaarin, që e shfrytëzoi rastin. Alessandro Nesta u paraqit shumë mirë, dhe Pato u rikthye nga lëndimi, dhe kam parë që ai nuk kishte humbur asnjë aftësi të tij. Ka shumë gjëra me të cilat mund të jem i kënaqur.”
“ E përsëris: Kam parë shumë aspekte pozitive. Edhe mesfusha luajti mirë.”
Thiago Silva u lëndua dje, dhe Leonardo tha se lëndimi është serioz por duhet të vlerësohet. Thiago Silva 80% sigurtë do të mungoj ndaj Manchester United.
Kur jemi te Manchester United, strategu i djajve të kuq, Sir Alex Ferguson qëndroi dje në shkallët e stadiumit në San Siro, dhe tha pas ndeshjes “ Milani luajti shumë mirë.”
David Beckham erdhi si zëvëndësim në lojë, dhe u shpreh pas takimit:
“ Unë do të doja të luaj ndaj Manchester United, por, nuk dua të bëhem problem i klubit, pasi që roli im dihet, se pse kam ardhur te Milani. Më vjen keq që Ryan Giggs nuk do të luaj. Ai është lojtar i madh.”
Milani pret Manchester Unitedin të martën në ora 20:45 në San Siro, në kuadër të ndeshjes së parë të fazës 1/16 të Ligës së Kampionëve.