09 shkurt 2010

Higuain te Reali deri në vitin 2016 ?

Real Madridi është i gatshëm që ti vazhdojë kontratën sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain, kontrata e të cilit skadon më 30 qershor të vitit 2013. Drejtuesit e Realit janë të gatshëm që ti ofrojnë këtij të fundit një kontratë të re që do të mbante atë në “Santiago Bernabeu” deri më 30 qershor të vitit 2016. në rast se arrihet një gjë e tillë atëherë Higuain do të jetë futbollisti i dytë pas Marselos që vazhdon kontratën edhe për shumë vite me Realin e Madridit. Dje është arritur edhe kontakti i parë mes drejtorit të përgjithshëm të klubit Horhe Valdano dhe përfaqësuesve të Higuainit. Paga e ulët e futbollistit argjentinas që merr te Reali dhe interesimi i skuadrave italiane dhe angleze (Juventus dhe Arsenal) për shërbimet e tij kanë shtyrë drejtuesit e Realit që të përshpejtojnë dhe ti ofrojnë atij një kontratë të re.Real Madridi është i gatshëm që ti vazhdojë kontratën sulmuesit argjentinas Gonzalo Higuain