09 shkurt 2010

Mancini: Fatkeqësisht loja ime nuk solli fitore

Futbollisti i Milanit, Amantino Mancini, deklaron se ndihet shumë mirë që debutoi me sukses në fanellën e Milanit. “Pas gjithë kësaj kohe ishte bukur të luajë një ndeshje të tërë. Fatkeqësisht loja ime e parë nuk solli fitore. skuadra u përpoq dhe krijoi disa raste të shkëlqyeshme, por fatkeqësisht nuk i shfrytëzuam. Ende jemi në rrugë dhe mendoj se me këtë grup mund të arrijmë diçka vërtet të rëndësishme”, tha Mancini.